Moska paralajmëron hakmarrje, Putin përmend edhe një kërkesë të Trump
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Rusia do t’i përgjigjet sulmeve ukrainase ndaj rafinerive të naftës, duke i cilësuar kundërpërgjigjet si të pashmangshme. Gjatë deklaratave të mbajtura të martën, Putin kërkoi që autoritetet ruse të shqyrtojnë masa shtesë për forcimin e sigurisë në objektet energjetike, të cilat janë kthyer në objektiva të sulmeve të Ukrainës. Kreu i Kremlinit pretendoi gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump i kishte kërkuar drejtpërdrejt Kievit të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse. Megjithatë, ky pretendim i Putinit nuk shoqërohet në deklaratë me detaje të tjera mbi komunikimin mes palëve. Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike kanë shtuar tensionet mes Moskës dhe Kievit, ndërsa paralajmërimi i fundit i Putinit ngre pikëpyetje për objektivat e mundshëm të kundërpërgjigjes ruse dhe rrezikun e zgjerimit të...
Burimi:
ntv.al