“Superhëna”, si po e përjeton bota fenomenin e rrallë natyror

“Superhëna”, si po e përjeton bota fenomenin e rrallë natyror

Bota po përjeton fenomenin e “Superhënës”. Fillimisht ajo ndriçoi qiellin mbi Manila të martën në mbrëmje, duke u shfaqur si një superhënë spektakolare. “Superhëna” është termi që përdoret për t’iu referuar hënave të plota që ndodhin kur hëna është në ose shumë afër pikës së saj më të afërt me Tokën në orbitën e saj eliptike, një pozicion i njohur si “Perigj”, sipas NASA-s. Emri “Hëna e Kastorit” rrjedh nga koha kur gjuetarët tradicionalisht vendosnin kurthe për kastorët në vjeshtë për të siguruar një furnizim me lesh të ngrohtë për dimrin.