E BUJSHME: Rei Manaj nuk pret janarin, largohet menjëherë nga Sivasspor
Për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare dhe mos dhënies së pagave, Rei Manaj ka vendosur të largohet në mënyrë të menjëhershme nga Sivasspor. Vetë sulmuesi e ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. “Erdha te Sivasspor me një qëllim të vetëm: ta ndihmoja klubin të rikthehej aty ku e ka vendin, në Superligën turke, dhe të bëhesha pjesë e këtij projekti ambicioz. Fatkeqësisht, skuadra dhe kushtet e nevojshme për arritjen e këtij objektivi nuk u krijuan kurrë. Pas një periudhe të gjatë durimi, më është dashur të marr një nga vendimet më të vështira të karrierës sime: ndërprerjen e kontratës me Sivassporin. Gjatë muajve të fundit, i kam dhënë klubit shumë mundësi. Në disa raste, i kam njoftuar...
Burimi:
telesport.al