Manaj zemërthyer largohet nga klubi turk: Nuk u mbajtën premtimet

Manaj zemërthyer largohet nga klubi turk: Nuk u mbajtën premtimet

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin turk Sivasspor, duke bërë të ditur se vendimi erdhi pas mospërmbushjes së detyrimeve financiare nga ana e klubit. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se kishte pritur për një kohë të gjatë zgjidhjen e situatës, por pagesat e prapambetura nuk u kryen dhe premtimet e drejtuesve nuk u mbajtën. Manaj thekson se në Sivasspor ishte transferuar me synimin për të ndihmuar skuadrën të rikthehej në elitën e futbollit turk, por sipas tij, kushtet e nevojshme për realizimin e këtij objektivi nuk u krijuan. Sulmuesi shqiptar tregon se në disa raste i kishte kërkuar zyrtarisht klubit të përmbushte detyrimet brenda një afati prej 15 ditësh, duke shpresuar...