United, më pak se 50 milionë për janarin: Pochettino synon dy blerje
Një merkato janari plot sfida e pret Mauricio Pochettino-n te Manchester United. Sipas Daily Mail, klubi do t’i vërë në dispozicion trajnerit më pak se 50 milionë paund për të përforcuar një skuadër që aktualisht po has vështirësi në pjesën e poshtme të renditjes së Premier League. Humbja e thellë 4-0 ndaj Liverpool-it – ndeshja e parë e Pochettino-s në krye të “Djajve të Kuq” – nxori në pah përmasat e detyrës që e pret, por kufizimet financiare bëjnë të pamundur ndonjë ndryshim rrënjësor në janar. Strategjia e klubit është të përqendrohet në dy përforcime, duke shfrytëzuar ndoshta edhe huazime. Objektivat kryesore janë një sulmues qendre dhe një mbrojtës, ndonëse po vëzhgohet edhe pozicioni i mbrojtësit të majtë. Për mbrojtjen, si kandidat ka dalë në...
Burimi:
telesport.al