Rast i rëndë/ 13 vjecarja amerikano-shqiptare abuzohet seksualisht në disa qytete të vendit

Rast i rëndë/ 13 vjecarja amerikano-shqiptare abuzohet seksualisht në disa qytete të vendit

Një rast i rëndë i dyshuar i abuzimit seksual ndaj një 13-vjeçareje amerikano-shqiptare po hetohet nga Policia dhe Prokuroria, pas zhdukjes së saj për disa ditë dhe gjetjes në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të rritur në disa qytete të vendit. Ngjarja u denoncua nga nëna e vajzës, pasi 13-vjeçarja ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer. Pas disa ditësh kërkimesh, ajo u gjet në Tiranë, në gjendje të rënduar psikologjike, dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Nga dëshmia e saj dhe provat e mbledhura nga grupi hetimor, dyshohet se e mitura ka qëndruar në disa qytete, mes tyre Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Burrel, përpara se të gjendej në kryeqytet. Lëvizjet e saj, sipas...