Gjithçka po shtrenjtohet në vend, inflacioni iu kthye rritjes në muajin tetor
Inflacioni bazë iu kthye rritjes në muajin tetor, pas tre muajsh radhazi në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë inflacioni vjetor bazë u rrit në 2.6%, nga 2.37% që kishte qenë një muaj më parë. Megjithatë, inflacioni bazë ngelet në rënie me bazë vjetore, duke zbritur poshtë nivelit prej 3.13% ku kishte qenë një vit më parë. Gjithashtu, inflacioni bazë ende ngelet poshtë nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për tetorin shënoi nivelin 3.4%. Rënia e përkohshme e inflacionit bazë në muajt e fundit ka qenë e lidhur sidomos me efektin e bazës krahasuese të nëngrupit të qirave, i cili ka dhënë edhe kontributin kryesor në rritjen e inflacionit bazë në vitet e fundit. Nën-shporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe...
Burimi:
syri.net