“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me deputetin Erion Braçe prezantuan sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për sponsorizimet, një nismë e përbashkët që synon krijimin e një mekanizmi të ri financimi për sportin, artin dhe kulturën, përmes angazhimit të sektorit privat. Në fjalën e tij, Balla theksoi se propozimi parashikon që bizneset të kenë mundësinë të transferojnë 30% të tatimfitimit për mbështetjen e këtyre sektorëve, ndërsa pjesa më e madhe e financimit duhet t’i dedikohet sportit. “Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje. Ne nuk pretendojmë që hallet e sportit mbarojnë me këtë ndërhyrje. Në aktet nënligjore që do të bëjë ministria, qofshin vendime të Këshillit të Ministrave apo udhëzime, duhet të jetë shumë e qartë që pjesa e luanit...
Burimi:
javanews.al