15-vjeçari plagos me thikë punonjësin e fast-food-it në Fier
Një punonjës i një fast-food-i në Fier është plagosur me thikë nga një 15-vjeçar, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Pas ngjarjes, i mituri është larguar nga vendi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Punonjësi i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore. Rrethanat e plota të konfliktit mbeten për t’u sqaruar nga hetimet.
Burimi:
ntv.al