“E goditëm ne anijen pranë Finlandës!”- Zelenski mer autorësinë e sulmit, reagon Norvegjia: Kievi t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare!
Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmon se sulmi me dron ndaj anijes tregtare ruse Sparta II, më 21 nëntor, në Gjirin e Finlandës, ishte kryer nga Ukraina. Ai e cilëson goditjen plotësisht të ligjshme, duke deklaruar se çdo anije me flamur rus që transporton armë apo mallra të sanksionuara është objektiv legjitim për Ukrainën. Ndërkohë, sipas The Wall Street Journal, shërbimet speciale ukrainase kishin monitoruar prej muajsh lëvizjet e anijeve ruse në Mesdhe. Ky informacion ndihmoi në planifikimin e një operacioni me dronë detarë, i cili më 23 nëntor goditi një korvetë ruse në portin libian të Bengazit dhe i vuri flakën një anijeje mallrash. Zelensky pranoi se disa partnerë evropianë janë të shqetësuar për incidentet në Detin Baltik dhe tha se ka udhëzuar ministrat dhe ushtrinë...
Burimi:
javanews.al