Champions League: Mbyllen pjesët e para në dy takimet e para për sot. Fiton… mërzia
24 Nëntor 2026 19:31 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League, të vlefshme për xhiron e pestë. Në Norvegji, Bodo/Glimt po barazon pa gola ndaj LASK Linz. Një pjesë e parë e mërzitshme dhe pa asnjë rast konkret për të dyja skuadrat. Norvegjezët kërkojnë fitoren e dytë për këtë sezon, ndërsa austriakët kërkojnë fitoren e tretë, por do të ishin të kënaqur edhe me një barazim, duke qenë se luajnë në transfertë. E njëjta tablo edhe në “Rams Park” në Stamboll, aty ku Galatasaray po barazon pa gola ndaj Aston Villa. Edhe këtu një pjesë e parë e mërzitshme dhe pa ndonjë gjë për t’u veçuar. Turqit vijnë në këtë takim pas dy humbjeve dhe dy...
Burimi:
telesport.al