Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi, krimi u krye në sy të katër fëmijëve
Marjola Nakoleci dhe Pandeli Nakoleci GREQI- Gjykata Penale e Trikalasë në Greqi ka dënuar me burgim të përjetshëm Pandeli Nakolecin 40 vjeçarin shqiptar që vrau bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, në fund të gushtit 2025 në qytetin e Volosit. Përveç dënimit maksimal, ai u shpall fajtor edhe për mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve, për të cilat u dënua me një vit burg. Sipas mediave greke, krimi ndodhi në banesën e familjes ku 40-vjeçari goditi disa herë me sende të forta bashkëshorten 36 vjeçare, në prani të katër fëmijëve të tyre. Procesi gjyqësor, i cili nisi të enjten e kaluar, përfundoi të hënën me shpalljen e vendimit nga gjykata. Gjatë gjykimit, pala që mbështeste akuzën ngriti pretendimet se Nakoleci kishte ushtruar vazhdimisht dhunë psikologjike,...
Burimi:
zeri.ai