Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës, dorëzon detyrën te Berisha: Duhet të vijë dikush tjetër (VIDEO)

Bylykbashi largohet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës, dorëzon detyrën te Berisha: Duhet të vijë dikush tjetër (VIDEO)

Oerd Bylykbashi DURRËS- Oerd Bylykbashi nuk do të jetë më drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit. Lajmin e bëri të ditur vetë demokrati gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e PD-së në këtë qytet, ku zbuloi se dorëzimin e detyrës te kryetari i partisë, Sali Berisha, e kishte bërë rreth një javë më parë. Bylykbashi e cilësoi këtë vendim si një hap të nevojshëm për përtëritjen dhe zgjerimin e forcave politike të PD-së, duke theksuar se drejtimi i strukturave duhet të jetë një përgjegjësi që kalohet edhe te të tjerë. Ai i uroi pasardhësit të tij të çojë demokratët drejt zgjedhjeve të ardhshme. Në fjalën e tij, Bylykbashi u ndal edhe te 19 vitet e bashkëpunimit me Sali Berishën nga i cili...