MINUTA E FUNDIT – “Janë arrestuar 2 persona”, gjetja e 13- vjeçares pas një jave, policia e Shkodrës jep detajet

MINUTA E FUNDIT – “Janë arrestuar 2 persona”, gjetja e 13- vjeçares pas një jave, policia e Shkodrës jep detajet

Pas kallëzimit të familjarëve se një 13-vjeçare ishte larguar nga banesa, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër nisën kërkimet për gjetjen e saj. Kërkimet u zhvilluan në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u gjet në Tiranë.Në kuadër të hetimeve për këtë rast, shërbimet e DVP Tiranë ndaluan shtetasin Adrian Qerimi, 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan shtetasin Elton Vrenozi, 49 vjeç, banues në Fier.Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Ata dyshohen për kryerjen e...