PSG sfidon Romën, Luis Enrique: Pres ndeshje të komplikuar, por…

PSG sfidon Romën, Luis Enrique: Pres ndeshje të komplikuar, por…

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të përballjes me Romën në Champions League. Tekniku spanjoll ka vlerësuar skuadrën e Gian Piero Gasperinit, duke theksuar vështirësitë që i presin parisienët, por edhe duke kujtuar me nostalgji eksperiencën e tij në kryeqytetin italian. “Do të jetë një ndeshje shumë e ndryshme nga ajo që jemi mësuar.  Një ndeshje e komplikuar sepse Roma është një ekip që mbrohet në një mënyrë të veçantë. Nesër do të shihni vështirësitë që do të përballemi, por jemi të bindur se mund ta kapërcejmë presionin e tyre”. Në Romë ishte një moment i rëndësishëm në karrierën time, kam kujtime të shkëlqyera, gjithmonë një ndjenjë të mirë me qytetin”. Mungesat e Kvaratskhelia dhe Doué: “Edhe...