Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me rastin e rëndë të abuzimit seksual ndaj një 13-vjeçareje amerikano-shqiptare në Shkodër. E mitura, e cila ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer për disa ditë, u gjet pas kërkimeve në Tiranë, në një gjendje të rënduar psikologjike. Nga hetimet dhe dëshmia e vajzës dyshohet se ajo është abuzuar nga disa persona në moshë madhore në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Lëvizjet e saj janë shtrirë në Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe më pas në Tiranë. Deri tani, disa persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Hetuesit dyshojnë se në disa raste, personat e përfshirë i kanë dhënë të miturës edhe shuma parash. Sipas të dhënave të hetimit, 13-vjeçarja ka...