Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme ka caktuar 11 dhjetorin si datën kur do të shqyrtojë për herë të parë dosjen ‘Balluku’ dhe akuzat për korrupsion, tendera dhe fshehje pasurie që rëndojnë ndaj ish-zv/kryeministres. Shqyrtimi paraprak i kërkesës së SPAK për dërgimin e çështjes në gjyq të dosjes ku përveç Belinda Ballukut janë përfshirë edhe dhjetëra persona dhe dy kompani, do të nis në orën 10:00. Sipas njoftimit të GJKKO-së, Prokuroria e Posaçme ka depozituar më 16 nëntor 2026 kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr. 136 të vitit 2025, ku Balluku është një nga të pandehurit. Sipas SPAK, Balluku dyshohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera në nëntë raste, korrupsion pasiv në ushtrimin e funksioneve publike, si dhe mosdeklarim, fshehje ose deklarim të...