Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave

Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në qytetin e Fierit. Ahmetaj bën me dije se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës ku ai po punonte në murin rrethues. Ahmetaj u shpreh se po kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po merren pamjet e kamerave. Ai shtoi se nipi i viktimës po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. “Rreth orës 09:50, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “1 Maji”. Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme të policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë...