Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

60-vjeçari u qëllua me armë zjarri pranë banesës në lagjen “1 Maji”, teksa punonte në murin rrethues. U plagos edhe nipi i tij. Policia po heton disa pista, përfshirë një konflikt të hershëm mes familjeve Hasani dhe Isufaj. Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u vra mëngjesin e së hënës, 23 nëntor, pranë banesës së tij në lagjen “1 Maji” në Fier. 60-vjeçari po punonte te muri rrethues i shtëpisë kur autorët e qëlluan me armë zjarri. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Policia njoftoi se telefonata për të shtënat mbërriti rreth orës 09:50. Në vendngjarje shkuan forcat “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme, të cilat gjetën...