Shpallet vendimi mbi kërkesën për rigjykim ndaj vëllezërve Çala të akuzuar për grabitjen e 4.6 milionë euro në Rinas

Shpallet vendimi mbi kërkesën për rigjykim ndaj vëllezërve Çala të akuzuar për grabitjen e 4.6 milionë euro në Rinas

Kërkesa për rigjykim dhe kalim në seancë plenare ndaj vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. “Ne na u sekuestruan para, por asnjëra nga këto kartëmonedha nuk ishte e grabitur në aeroportin e Rinasit”, argumentuan vëllezërit Çala. Avokatja Eviola Shehu, në mbrojtje të dy vëllezërve të dënuar përkatësisht me 20 dhe 17 vite burg, kërkoi gjykim kushtetues duke kundërshtuar vlerësimin e drejtësisë që i konsideroi të implikuar për shkak të qelizave telefonike në të njëjtën zonë me të dyshuarit e tjerë, ndërsa vëllezërit Çala pretendojnë se as lidhjet shoqërore dhe as njohjet nuk i bëjnë ata grabitës. Pretendimi tjetër lidhet me telefonatën e nënës së tyre, e cila e shqetësuar...