Oxfam: Sulmet izraelite e kanë kthyer Gazën në një “shkretëtirë toksike”

Oxfam: Sulmet izraelite e kanë kthyer Gazën në një “shkretëtirë toksike”

Mbi 99% e territorit të Gazës është prekur nga ndotja mjedisore si pasojë e sulmeve ushtarake izraelite. Në këtë përfundim arrin një raport i ri i organizatës ndërkombëtare Oxfam, i cili paralajmëron se pasojat për shëndetin e palestinezëve mund të zgjasin për dekada. Sipas raportit, në ajër, tokë dhe ujë janë përhapur metale të rënda, mbetje eksplozivësh, asbest nga ndërtesat e shkatërruara dhe lëndë të tjera të rrezikshme. Këto ndotje përbëjnë një kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e banorëve të Gazës, jo vetëm në të tashmen, por edhe në vitet që vijnë. Drejtori ekzekutiv i Oxfam International, Amitabh Behar, e ka cilësuar situatën si një formë të “krimeve të luftës kundër mjedisit”, duke e lidhur atë me atë që e quan gjenocid në vazhdim...