Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, pagesë dhe për prindërit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka bërë publike historinë e Fatbardhës, nënë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara, e cila përfiton nga skema e re e mbështetjes sociale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu bëri të ditur se dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara do të sjellë rritje të mbështetjes financiare për familjen e Fatbardhës, konkretisht për djalin e saj, Redin. Përveç pagesës së dyfishuar, Fatbardha do të përfitojë edhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën që kujdeset për të birin. Sipas ministres, kjo masë synon të mbështesë financiarisht familjet që përkujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke përfshirë edhe njohjen e kontributeve për prindërit kujdestarë.
Burimi:
ntv.al