Qeveri e re, “huq” i vjetër: Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiçit për Kosovën
Deklaratat e Listës së Studentëve në Serbi për Kosovën po vazhdojnë të ndjekin linjën e diskursit politik të ish-presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë. Në reagimin e fundit, kjo listë ka kundërshtuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, i cili është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, duke pretenduar se kompetencat e reja të inspektoratit mund të rrezikojnë mbrojtjen e manastireve, kishave ortodokse serbe dhe pronave të Kishës Ortodokse Serbe. Në deklaratën e saj, Lista e Studentëve e paraqet procesin legjislativ si një çështje që mund të cenojë garancitë ekzistuese për trashëgiminë serbe, ndërsa u bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve në Prishtinë që të ndërhyjnë për të siguruar, sipas saj, respektimin e...
Burimi:
ntv.al