Rikthehet legjenda e Këmbëmadhit, Trump publikon dosjet! Misteri pas gjurmëve gjigante në pyjet e SHBA-ve

Rikthehet legjenda e Këmbëmadhit, Trump publikon dosjet! Misteri pas gjurmëve gjigante në pyjet e SHBA-ve

Në Shtetet e Bashkuara është rikthyer momenti i lavdisë për njeriun-majmun legjendar, i cili prej vitesh ka ngjallur kureshtjen dhe pasionin e amerikanëve. Agjencia e Shërbimit Pyjor ka bërë publike dokumentet që lidhen me praninë e krijesës mitologjike, ekzistenca e së cilës nuk është provuar kurrë. Tri dosjet, pjesë e arkivit “Këmbëmadhi/Sasquatch Records” të Shërbimit Pyjor të Shteteve të Bashkuara, Sasquatch është një tjetër emër për Këmbëmadhin, janë publikuar në internet, duke rikthyer në vëmendje historinë e asaj që konsiderohet versioni amerikan i Jeti-t të Himalajeve ose i përbindëshit të Liqenit të Loch Ness-it. Mes dokumenteve të ruajtura për dekada ndodhet edhe raporti i një ekspedite të organizuar nga qeveria në vitin 1982, me qëllim shqyrtimin e dhjetëra gjurmëve të gjetura në pyjet e Uashingtonit...