Pas aludimeve për Shqipërinë, Zelensky merr përsipër sulmin ndaj anijes ruse
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se sulmi me dronë detarë ndaj mjeteve ruse në brigjet e Libisë është kryer nga forcat ukrainase. Në një postim në rrjetin social X, ai ka zbuluar detaje nga operacioni, duke bërë të ditur se në të u përdorën shtatë dronë detarë të prodhuar në Ukrainë. Sipas Zelenskyt, objektivat e përcaktuara u arritën, ndërsa gjatë sulmit u fundos korveta ruse me raketa “Merkury”, një prej anijeve më të reja të flotës ruse, e cila ishte vënë në shërbim në vitin 2023.Ndërkohë, imazhet satelitore të publikuara pas sulmit kanë treguar dëme të rënda në korvetën “Merkury”, e cila rezulton e përmbysur dhe pjesërisht e fundosur. “Objektivat që kishim përcaktuar u arritën”, shkroi presidenti ukrainas, duke falënderuar Shërbimin e Sigurisë së...
Burimi:
javanews.al