SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Shtetet e Bashkuara mund të përballen me ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike, ndërsa kompanitë dhe agjencitë qeveritare po punojnë për zëvendësimin e sistemeve të vjetruara informatike. Paralajmërimin e ka dhënë drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton. Sipas tij, procesi i përditësimit të infrastrukturës mund të shoqërohet me defekte dhe ndërprerje të shërbimeve. Për këtë temë, FBI ka paralajmëruar më herët se mjetet e reja të inteligjencës artificiale po shndërrojnë hakerimin në sulm “me një klik”. Lajmin e ka raportuar Newsmax Balkans. Ai shkruan se deklaratat vijnë pas një serie defektesh të regjistruara gjatë muajit nëntor në SHBA. Këto kanë prekur disa sisteme dhe shërbime të rëndësishme, përfshirë trafikun ajror kombëtar, shërbimet e postës elektronike të Microsoft, disa banka të mëdha dhe rrjetin e Agjencisë...