Simeone vendos rekordin historik në La Liga: Shumë punë, përpjekje e lojtarë të përfshirë në një ide

Simeone vendos rekordin historik në La Liga: Shumë punë, përpjekje e lojtarë të përfshirë në një ide

23 Nëntor 2026 9:45 Telesport Diego Pablo Simeone po shijon ende fitoren 3-0 kundër Getafe në La Liga, e cila nuk vlen vetëm tre pikë për Atlético Madrid, por i jep edhe një rekord të ri trajnerit argjentinas: 345 fitore në La Liga, më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e divizionit të parë spanjoll. Këtë arritje, Cholo ia atribuon punës në grup dhe qëndrueshmërisë së ndërtuar gjatë viteve. Trajneri argjentinas ishte i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij, duke theksuar aftësinë e tyre për ta interpretuar ndeshjen në mënyrë korrekte. “Ekipi luajti një ndeshje të mirë. Ata e kuptuan si të bënin presion të mirë dhe si ta dëmtonin Getafe”, shpjegoi Simeone, duke u penduar vetëm që nuk e mbyllën ndeshjen më...