Moti i keq godet Shkodrën: Dëmtime në banesa e shkolla, disa zona pa energji elektrike
shkoder SHKODËR- Shkodra është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të fundit. Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa bashki të Qarkut Shkodër. Reshjet intensive dhe erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Malësi të Madhe dhe në bashkinmë e Vaut të Dejës. Situata më problematike paraqitet në bashkinë Fushë-Arrëz, kui pasojë e motit të keq, është dëmtuar çatia e shkollës 9-vjeçare në Iballë, si dhe disa banesa. Gjithashtu, prurjet e ujërave, gurëve dhe dherave kanë shkaktuar dëmtime në rrugët rurale, ndërsa raportohet ndërprerje e energjisë elektrike pothuajse në të gjitha njësitë administrative të kësaj bashkie. Gjithashtu, edhe aksi Fushë-Arrëz–Bardhet është bllokuar përkohësisht gjatë natës për shkak të rrëzimit të një peme, por është bërë i...
Burimi:
zeri.ai