Vrasje me armë zjarri në Fier. Policia jep detajet

Vrasje me armë zjarri në Fier. Policia jep detajet

Gjendet pa shenja jete S. Hasani mëngjesin e sotëm në Fier. Viktima ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje para 23 vitesh dhe sapo kishte dalë nga burgu. Dyshimet e para flasin për një ekzekutim të këtij shtetasi, por ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes. Dyshohet se autorët i janë futur në banesë. Po ashtu raportohet se vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur rëndë. Njoftimi i policisë:  Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin...