Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja u nderua këtë fundjavë në Teatrin “Skampa” për bashkëpunimin ndër vite me Federatën e Paqes Universale dhe mbështetjen në promovimin e traditave, kulturës, harmonisë dhe bashkëjetesës. Në të njëjtën veprimtari, shtatë personalitete të qytetit u shpallën “Ambasadorë për Paqe”. Kontributi në promovimin e vlerave qytetare, kulturore dhe të bashkëjetesës është bërë motivi i një vlerësimi të veçantë për kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, nga Federata e Paqes Universale. Në kuadër të aktiviteteve për muajin e Flamurit dhe Pavarësisë, në ambientet e Teatrit “Skampa” u zhvillua veprimtaria artistiko-kulturore me temë “Nëntori i Flamurit, Lirisë dhe Paqes – Elbasani, traditë, kulturë, bashkëjetesë dhe harmoni”, organizuar nga Federata e Paqes Universale dhe Këshilli Rajonal i Paqes Elbasan, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan....