Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme

Ditën e sotme nis funksionimin sistemi i ri i pagesave të menjëhershme (instant payments). Sistemi i ri do të mundësojë kryerjen e transfertave kombëtare mes institucioneve të ndryshme financiare pothuajse në kohë reale, brenda 10 sekondash. Më parë, transfertat në kohë reale ishin të mundura vetëm për transfertat që kryheshin brenda të njëjtit institucion financiar. Për transfertat mes institucioneve të ndryshme financiare, koha e ekzekutimit ndryshonte nga disa orë deri në një ditë pune, në varësi të kohës kur nisej transferta. Sistemi i pagesave të menjëhershme shkurton në këtë mënyrë ndjeshëm kohën e përfitimit të fondeve të kredituara në llogaritë bankare. Në një fazë të dytë, sistemi i instant payments do të sjellë edhe një alternativë për kryerjen e pagesave elektronike në pikat e shitjes....