RAPORTI – Reshjet dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika të lokalizuara në Qarkun e Shkodrës…

RAPORTI – Reshjet dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika të lokalizuara në Qarkun e Shkodrës…

Gjatë natës, territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar problematika të lokalizuara.Në Bashkinë Shkodër, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve, për largimin e të cilave kanë ndërhyrë shërbimet nga strukturat e bashkisë.Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, nuk raportohen problematika të tjera, përveç ndërprerjeve të energjisë elektrike.Në Bashkinë Vau i Dejës, reshjet intensive dhe erërat e forta janë shoqëruar me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.Situata më problematike paraqitet në Bashkinë Fushë-Arrëz, ku janë evidentuar dëmtime të çatisë së shkollës 9-vjeçare në Iballë dhe të disa banesave, si dhe dëmtime në rrugët rurale nga prurjet e ujërave, gurëve dhe dherave. Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen pothuajse në të gjitha njësitë administrative. Aksi...