Gjendet i vrarë Selami Hasani në Fier, autor i vrasjes së nipit të ‘Ben Qimes’
selami hasani FIER- Selami Hasani është gjetur i vrarë mëgjesin e sotëm në lagjen "1 Maji" në Fier, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për Selami Hasanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, i cili njihet për rivalitetin me Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja”. Hasani dyshohet se ka vrarë nipin e këtij të fundit. Ndërkohë, ende nuk dihen detaje të plota lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa informacione të tjera pritet të bëhen publike në vijim. Lajmi në përditësim...
Burimi:
zeri.ai