Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Industria teknologjike e Armenisë po ndërton atë që drejtuesit e saj e quajnë Rruga e Mëndafshit të IA, një rrjet që synon të lidhë vendet përmes infrastrukturës për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Rev Lebaredian, zëvendëspresident i NVIDIA përgjegjës për simulimin e IA fizike, e paraqiti idenë në konferencën DigiTec në Jerevan. Sipas tij, ajo që po rindërtohet është Rruga e lashtë e Mëndafshit. Ajo po kthehet në një formë të re si një lloj Rruge e Mëndafshit të IA, shkruan Euronews. Lebaredian argumentoi se Armenia dhe Kazakistani mund të bëhen shtyllat kryesore të këtij korridori. Vendet e rajonit kontribuojnë në nivele të ndryshme të ekonomisë së IA: energji, mikroprocesorë, infrastrukturë kompjuterike, modele dhe aplikacione. Vizioni shkon përtej ndërtimit të qendrave të të dhënave, pasi synon...
Burimi:
kohajone.com