Triumfi ngjit Colturi në vendin e parë të renditjes në Kupën e Botës pas tri garave të para sezonale

Triumfi ngjit Colturi në vendin e parë të renditjes në Kupën e Botës pas tri garave të para sezonale

23 Nëntor 2026 9:21 Telesport Triumfi në garën e sllallomit ditën e shtunë në pistën austriake të Gurgl, i ka dhënë skiatores shqiptare Lara Colturi kreun e renditjes provizore në garat e Kupës së Botës për femra (sezoni 2026-2027). Pas tri garave të para ajo ka grumbulluar 260 pikë, shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj. Në vendin e dytë, me 192 pikë, ndodhet skiatorja gjermane Emma Aicher, ndërsa në të tretin është suedezja Sara Hector me 150 pikë. Në tri garat e para sezonale, Colturi ka arritur një fitore (Gurgl) dhe dy vende të dyta (Soelden dhe Levi), duke treguar një formë të jashtëzakonshme dhe është ngjitur gjithnjë në podium. Në pistën austriake ajo korri fitoren e parë në garat e Kupës së Botës në...