Tripleta dhe etiketa e “Mister 100-milionëshit”; Pio Esposito mund ta ndryshojë të ardhmen e Interit

Tripleta dhe etiketa e “Mister 100-milionëshit”; Pio Esposito mund ta ndryshojë të ardhmen e Interit

Francesco Pio Esposito nuk është më thjesht një alternativë luksi për Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram. Tripleta e shënuar në Bergamo, në barazimin 4-4 mes Atalantës dhe Interit, ka kthyer në çështje merkatoje vlerën e sulmuesit 20-vjeçar. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ajo arrin të paktën 100 milionë euro. Esposito realizoi 3 gola, 2 në pjesën e parë dhe një në fillim të së dytës, pas asistit të Thuram. Më pas, Atalanta barazoi 4-4. Sulmuesi u zëvendësua nga Lautaro, i rikthyer pas më shumë se një muaji mungesë. Vlerësimi i tij mbështetet edhe te paraqitjet me kombëtaren italiane: 10 gola në 15 ndeshje. Me 5 gola dhe një asist në 6 ndeshjet e fundit, ai është bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e...