Cissé: Nuk i kam vendosur vetes një numër golash për t’i shënuar, mendoj vetëm të luaj mirë

Cissé: Nuk i kam vendosur vetes një numër golash për t’i shënuar, mendoj vetëm të luaj mirë

23 Nëntor 2026 9:31 Alfred Lleshi Sulmuesi i Milanit, Alphadjo Cissé, foli në konferencë për shtyp pas fitores së thellë ndaj Frosinones, ku shënoi edhe një gol. “Përqindja nuk është rritur shumë, sepse ka kaluar pak kohë që kur e thashë këtë. Por, siç jam shprehur edhe më parë, jam në vendin dhe rrugën e duhur. Me shokët e skuadrës dhe trajnerin, mund të përmirësohem vetëm më shumë”, – deklaroi ai. A ndihesh si një sulmues qendre?Nuk di të them nëse ndihem apo jo i tillë. Përpiqem gjithmonë të jap kontributin tim në çdo pozicion. Është diçka e re për mua, pasi nuk e kam bërë më parë, por po ndihem mirë. A i ke vendosur vetes një objektiv golash?Jo, nuk ka qenë kurrë kështu....