No Image Available

KUSHNER ZBULON PLANIN: UKRAINA DO MBROHET NGA NATO, EDHE PA QENE ANETARE E ALEANCES

I dërguari amerikan në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, Jared Kushner, ka rikonfirmuar mbështetjen e administratës Trump për ofrimin e garancive të sigurisë për Kievin, të krahasueshme me mbrojtjen që parashikon neni 5 i NATO-s. Ky qëndrim vjen pavarësisht kundërshtimeve të Moskës ndaj zgjerimit të garancive perëndimore për Ukrainën. Reagimi i Kushnerit vjen pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka theksuar se anëtarësimi në NATO mbetet alternativa më e qartë për të garantuar sigurinë afatgjatë të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump argumentoi se gatishmëria e Washingtonit për të shqyrtuar garanci të tilla për Ukrainën përbën një element kyç në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme. Kushner vlerësoi gjithashtu se...