DRONE NGA SHQIPERIA?/ GODITJA E ANIJES RUSE HAP PISTEN E FORTE, REAGON MINISTRIA

DRONE NGA SHQIPERIA?/ GODITJA E ANIJES RUSE HAP PISTEN E FORTE, REAGON MINISTRIA

Një raportim ndërkombëtar që pretendon se dronët detarë që sulmuan një anije luftarake ruse në portin e Bengazit u nisën nga Shqipëria, ka sjellë reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Tirana i hedh poshtë kategorikisht akuzat… Sulmi ndaj një anijeje luftarake ruse në portin e Bengazit, në Libi, më 22 nëntor, ka përfshirë papritur edhe Shqipërinë në një çështje me ndjeshmëri të lartë ushtarake dhe diplomatike. Portali ndërkombëtar Clash Report pretendon se dronët detarë që goditën korvetën ruse “Merkury” u nisën nga territori shqiptar, një version që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka hedhur poshtë kategorikisht. Ngjarja ndodhi në portin e Bengazit, në lindje të Libisë, ku një shpërthim goditi anijen ruse të ankoruar pranë kalatës. Autoritetet lokale ngritën dyshimet për një sulm...