Vazhdon situata e ngrirë/ Rama dhe Kurti shmangin njëri-tjetrin edhe në Manastir për Ditën e Alfabetit

Vazhdon situata e ngrirë/ Rama dhe Kurti shmangin njëri-tjetrin edhe në Manastir për Ditën e Alfabetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë qenë të dy në Manastir të Maqedonisë së Veriut, më 22 nëntor, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, por nuk kanë zhvilluar asnjë takim mes tyre. Pavarësisht se ndodheshin në të njëjtin qytet për të shënuar Ditën e Alfabetit, dy kryeministrat ndoqën agjenda të ndara dhe nuk u panë së bashku në aktivitetet e organizuara. Edi Rama vizitoi Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip, ku mbajti një fjalim për rëndësinë e gjuhës shqipe dhe kontributin e Kongresit të Manastirit në bashkimin kulturor të shqiptarëve. Gjatë kësaj vizite, ai propozoi edhe krijimin e një biblioteke digjitale me libra në gjuhën shqipe, në shërbim të fëmijëve dhe mësuesve shqiptarë kudo në botë. Gjatë qëndrimit...