Ekzekutohet me armë zjarri ‘Sel Çami’ në Fier, në vitin 2003 kishte vrarë nipin e “Ben Qimes”
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit, ku është vrarë me armë zjarri Selami Hasani. Rrethanat e atentatit mbeten ende të paqarta. Selami Hasani, i njohur ndryshe me nofkën “Sel Çami”, është një emër i njohur për drejtësinë dhe blutë e Fierit për shkak të përplasjeve të ashpra dhe një hasmërie tredekadëshe në këtë qytet. Hasani ka qenë i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e nipit të Arben Isufajt (i njohur gjerësisht si “Ben Qimja”), një ngjarje e rëndë e ndodhur në vitin 2003. Pas krimit të vitit 2003, ai qëndroi në arrati për rreth 7 vite, derisa u arrestua nga forcat speciale RENEA në Fier në gusht të vitit 2009. Pas shlyerjes së dënimit, ai rifitoi...
Burimi:
gijotina.com