Plagosje me thikë në Pogradec, 39-vjeçari përfundon në spital me plagë në qafë dhe dorë
Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta me një 55-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4 të qytetit, ku Genci Gegprifti, 55 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës Olger Veshon, 39 vjeç. Si pasojë e sulmit, 39-vjeçari ka marrë plagë në pjesën e qafës dhe në dorë. Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, efektivët e Komisariatit të Policisë Pogradec nisën veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Policia arrestoi 55-vjeçarin Genci Gegprifti, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe motivet që çuan në përdorimin e thikës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë,...
Burimi:
gijotina.com