Vritet në Fier Selami Hasani, kishte vrarë 23 vite më parë nipin e “Ben Qimes”
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku ka humbur jetën Selami Hasani, i njohur ndryshe si ‘Sel Çami’. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij. Sipas informacioneve paraprake, Hasani dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara që ta lidhin këtë ngjarje të mëparshme me vrasjen e sotme. Rrethanat e krimit mbeten të paqarta, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për autorët apo motivet e vrasjes. Priten detaje të mëtejshme nga Policia për zbardhjen e ngjarjes LAJMI NE PERDITESIM
Burimi:
ntv.al