Katër ditë pranë familjes/ Flet djali i Jakup Krasniqit: Babai është mirë me shëndet
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka reaguar pas kthimit të babait të tij në Hagë, në përfundim të vizitës katërditore në Kosovë, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë familjes në këtë periudhë të vështirë. Në një prononcim për mediat, Altin Krasniqi bëri të ditur se vizita ishte veçanërisht e rëndësishme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, Sevdije Krasniqi. Ai konfirmoi gjithashtu se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës është në gjendje të mirë shëndetësore. Jakup Krasniqit iu lejua qëndrimi katërditor në Kosovë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për arsye të forta humanitare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Gjatë kësaj periudhe, ai kaloi disa orë çdo ditë pranë familjes në banesën e tij në lagjen Velania të...
Burimi:
ntv.al