Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve
Policia ka gjetur dy armë tek makina e djegur që dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj Selami Hasanit dhe nipit të tij, Jakup Hasani, 47 vjeç paraditen e sotme në lagjen nr 1 të Fierit. Selami Hasani, 60 vjeç kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu pasi kishte kryer dënimin me 25 vjet burg për atë që njihet si maskra e Fierit e vitit 2002, ku në qendër të qytetit mbetën dy të vrarë dhe dy të plagosur, mes viktimave edhe nipi Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Sipas policisë, krimi ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës. Sipas burimeve, dyshohet se në ngjarje kanë marrë pjesë dy persona, të cilët kanë përdorur një automjet për të mbërritur në vendin...
Burimi:
syri.net