‘Sel Çami’ u vra me breshëri plumbash? Gjenden 10 gëzhoja në vendngjarje dhe 2 armë në makinën e djegur

‘Sel Çami’ u vra me breshëri plumbash? Gjenden 10 gëzhoja në vendngjarje dhe 2 armë në makinën e djegur

vendngjarje FIER- Selami Hasani u gjet i vrarë në oborrin e banesës, ku dyshohet se është vrarë me breshëri plumbash. Sipas raportimeve, në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, ndëra në makinën e djegur në fshatin Dërmenas janë gjetur 2 armë zjarri. Ndërkohë, grupi hetimor ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës.  Sipas zv.drejtorit të policisë së Fierit, Alket Ahmetaj, viktima ka qenë duke punuar në murin e banesës, në momentin kur është qëlluar. Syshimet paraprake lidhen me konflikte të mëparshme që personat në fjalë dyshohet se kanë pasur me njëri-tjetrin. Selami Hasani ketë qenë i dënuar për vrasjen e nipit të 'Ben Qimes', ngjarje e ndodhur në vitin 2002./ZËRI