Nis puna për koncensionin e aeroportit të Gjirokastrës? OBP hap procedurën (DOKUMENTI)

Nis puna për koncensionin e aeroportit të Gjirokastrës? OBP hap procedurën (DOKUMENTI)

aeroporti gjirokastres-dokumenti TIRANË- Pas aeroporteve të Vlorës dhe Kukësit, duket se po hidhen hapat e parë edhe për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Gjirokastrës. Operatori i Blerjeve të Përqëndruara (OPB) ka shpallur në fillim të kësaj jave thirrjen për "Studim Tregu" për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës.  Sipas dokumentit të publikuara nga Boldnews, thuhet se Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin për studimin e tregut “për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Gjirokastrës”. “Qëllimi është kryerja e studimit të tregut me qëllim sigurimin e të dhënave të verifikueshme dhe të krahasueshme të cilat do të shërbejnë për përllogaritjen e fondit limit. Për shkak të karakterit të veçantë të projektit, studimi i fizibilitetit kërkon angazhimin e ekspertizës së specializuar në...