Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit mbulohen nga uji!
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë nisur të ndikojnë në rritjen e prurjeve në Kaskadën e Drinit, duke sjellë edhe rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Në liqenin e Kukësit, rrënojat e qytetit të vjetër tashmë janë zhytur nën ujë, ndërsa niveli i liqenit ka vijuar të rritet, duke kaluar edhe këmbët e urës së Kukësit. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në përditësimin e orës 11:30 të datës 23 nëntor 2026, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit paraqiten si më poshtë: HEC Fierzë: 261.09 metra mbi nivelin e detit. HEC Koman: 173.28 metra mbi nivelin e detit. HEC Vau i Dejës: 74.16 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, prurjet natyrore në kaskadë janë:...
Burimi:
javanews.al