Konferenca e OKB për Klimën, COP31 mbyllet pa konsensus politik!

Konferenca e OKB për Klimën, COP31 mbyllet pa konsensus politik!

Konferenca e 31-të e Palëve të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), u mbyll të dielën pa arritur një konsensus për vendimin politik. I pyetur mbi këtë të hënën, gjatë konferencës së rregullt për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, tha se pala kineze shprehet e zhgënjyer nga ky rezultat, por kjo nuk duhet humbur besimi në procesin shumëpalësh. “Përballimi i ndryshimeve klimatike është përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit. Prirja globale drejt zhvillimit të gjelbër dhe me karbon të ulët është e pakthyeshme. Të gjitha palët duhet t’i përmbahen multilateralizmit dhe parimit të përgjegjësive të përbashkëta, por të diferencuara. Duke respektuar rregullat shumëpalëshe, shkencën dhe kushtet konkrete të çdo vendi, ato duhet të tregojnë më shumë vullnet...