Arrihet marrëveshja, Koreja e Jugut dhe Kina bëhen bashkë në “tregun e argëtimit”
Kina dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar kryesisht bisedimet për të zgjeruar marrëveshjen e tyre të tregtisë së lirë. Angazhimet e reja do të mbulojnë argëtimin, turizmin dhe shërbimet financiare. Njoftimi erdhi që javën e shkuar gjatë bisedimeve mes Presidentit të Koresë së Jugut, Lee Jae Myung dhe Presidentit të Kinës, Xi Jinping, bisedime që u mbajtën në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik, Azi-Paqësor, në Shenzhen. “Detajet teknike, përkthimet dhe shqyrtimet ligjore duhet të përfundojnë përpara se marrëveshja e zgjeruar të nënshkruhet zyrtarisht”, tha ministria e tregtisë së Kinës. Ndërkohë që shteti kinez ka rënë dakord t’i trajtojë bizneset e filmave dhe video-lojërave nga Koreja e Jugut, njësoj si kompanitë nga vendet e tjera. Gjithashtu është bërë edhe një pretim, që të mos diskriminohen filmat dhe...
Burimi:
javanews.al